7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Klubet angleze “ia bëjnë me sy”, Strakosha e Lazio ngecin te milionat

Thomas Strakosha është një nga pikat më të fortë të Lazio, ndaj edhe në klubin Italian po mendojnë prej kohësh t’ia rinovojnë kontratën, edhe pse aktualja i përfundon më 30 qershor të 2022. Synimi është për ta zgjatur edhe me tre vite të tjera, por duhet gjetur gjuha e përbashkët për anën financiare.

Momentalisht Lazio është e gatshme të ofrojë 1.5 milion euro dhe me bonuse përfitimet e portierit të shkojnë deri në 2 milion euro. “Radio Goal 24” shkruan se Strakosha pretendon më shumë, për shkak të sezonit që ka bërë, duke pësuar vetëm 23 gola. palët janë në bisedime dhe mbetet të shihet se si do të shkojnë.

Lazio për momentin nuk shqetësohet, por nëse nuk ka rinovim do të duhet ta mendojë ta shesë dhe raportohet se Tottenham vijon ende të jetë i interesuar për shërbimet e portierit të kombëtares shqiptare. Gjithashtu edhe Everton, i drejtuar nga Carlo Ancelotti është në garë për portierin.

Më Shumë

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ademi ka thënë se ky vendim i...

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit