17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Totaj (PDK): Mund të bëjmë edhe ndonjë koalicion tjetër ditëve në vazhdim

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj në Rubikon në Klan Kosova ka folur në lidhje me koalicionet.

Ai tha se nuk e përjashton mundësinë që në ditët në vazhdim të bëjnë edhe ndonjë koalicion tjetër.

“Qytetarët shprehin një mostolerancë për vazhdimin e një qeverisje që kemi pasur në katër vitet e fundit dhe unë pres një përmbysje të këtij rezultati dhe ndoshta mund të bëjmë edhe ndonjë koalicion tjetër në ditët në vijim, mirëpo mbetet të shihet”, tha Totaj.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit tha se koalicioni i vërtetë bëhet me qytetarët, përcjell Klankosova.tv.

“Ne koalicionin e vërtetë e shohim me qytetarët dhe është normale që partitë tjera të cilat e kanë parë një deficit serioz në performancë të kryetarit Haskuka, e shohin rastin dhe mundësinë tek një ndryshim për të mirë dhe serioz i  cili mund të realizohet përmes përkrahjes së kandidatit të PDK-së  dhe natyrisht jemi pajtuar parimisht që të bashkëpunojmë, Edhe me shumë qytetarë të tjerë ne paraprakisht kemi pas kontakte dhe vazhdojmë të kemi kontakte dhe ata e shprehin një simpati për vizionin  tonë” u shpreh Totaj.

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Lajmet e Fundit