3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Totaj pret në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir, flasin për bashkëpunimin në arsim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e cilësisë së arsimit si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ndërsa, gjatë muajit mars, të këtij viti, drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj-Gutaj, bashkë me zyrtarët e DKA-së si dhe me koordinatorin e projektit Erol Kala, ishin për vizitë në komunën e Atashehirit në Stamboll ku është pritur nga Ismail Hakki Ertash.

“Qëllimi i vizitës ishte projekti për binjakëzimin e shkollave të komunës së Prizrenit me 11 shkolla të komunës së Atashehirit, ku gjashtë prej tyre janë shkolla fillore dhe katër shkolla të mesme të larta”, ka njoftuar komuna.

Sipas njoftimit, në vizitë morën pjesë edhe drejtorët e shkollave që janë të binjakëzuara me shkollat e Atashehirit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit