Adnan Januzaj mbetet pa klub

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, ka mbetur pa klub pasi që nuk arriti marrëveshje për ta vazhduar kontratën me Real Sociedad-in.

Lajmin për largimin nga klubi, e ka bërë të ditur vetë Real Sociedad, të cilët përmes një postimi në faqen zyrtare, njoftuan se Januzaj dhe Monreal nuk do të jenë më pjesë e klubit spanjoll.

“Real Sociedad njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë në klub për sezonin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e tyre.

 

“Klubi falënderon Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa u uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, përfundon njoftimi i tyre.

Kujtojmë që Januzaj konsiderohej një futbollist me një të ardhme të ndritur sa ishte pjesë e Manchester United.

Mirëpo, nuk shkoi ashtu siç u mendua dhe Januzaj provoi disa aventura tjera huazimesh në Sunderland dhe në Dortmund.

Ai më pas u shit te Real Sociedad-i në verën e vitit 2017 për shumën e 8.5 milionë eurove, ku nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.

Gjatë kësaj kohe në Sociedad, Januzaj ka regjistruar 167 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 23 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit