29.3 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Totaj shpalos programin e të rinjve në lagjen “Bajram Curri” në Prizren

Kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar Rininë Demokratike dhe strukturat e nëndegës në lagjen “Bajram Curri”.

Ai ka shfletuar në pika të shkurtër programin zgjedhor të PDK-së.

Totaj, ka numëruar disa nga prioritet e qeverisjes së ardhshme katërvjeçare, duke u ndalur në veçanti: në funksionalizimin e Zonës Ekonomike, në krijimin e kushteve për biznese dhe veprimtari zejtare, për rregullimin dhe funksionalizim të infrastrukturës me standarde, për krijimin e kushteve për turizëm, për zhvillimin e arsimit, mjekësisë, bujqësisë, për dhënien fund të nepotizmit dhe filtrimit politik të të rinjve.

Në vazhdim të fjalës së tij Shaqir Totaj është ndalur edhe për kushtet që do t’i krijon komuna për të rinjtë prizrenas, siç janë: funksionalizimi i Qendrës Rinore, Fondi Rinor, mbështetje e merituar për klubet sportive, ku të rinjtë tanë do të ndihen të dinjitetshëm. Pastaj do të mbështeten organizmat e festivale, aktiviteteve kulturore, ku gjithsesi rinia zë një vend të merituar në shoqërinë tonë.

“Me fitoren e PDK-së në Prizren, të rinjtë prizrenas do të ndihen më të realaksuar, sepse një qytet studentor, nuk mund të paramendohet pa një bibliotekë me standarde evropiane, pa një sallë koncertale në kuadër të shkollës së muzikës dhe pa ndërtimin e një Tetari Profesional. Të gjitha këto nuk janë vetëm prmetime, por do të jenë prioritet i imi, e që jam i bindur se është edhe prioritet i juaj”, ka thënë Totaj.

Ndërsa të rinjtë, të entuziazmuar janë zotuar se do të angazhohen maksimalisht për fitoren e PDK-së, sepse fitorja e PDK-së është fitore për Rininë e Prizrenit.

Më Shumë

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga Prizreni në Bregdet – Pushimet Fillojnë në Autobus me Halimaj Reisen! Halimaj Reisen – Udhëtimi që të sjell pushimet!Mos prit të të ftojë dikush...

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Lajmet e Fundit