9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të futbollistit të Trepçës ’89

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij klubit Trepça 89, familjes dhe shokëve të futbollistit të ri nga Mitrovica, Erion Kajtazi.

Kajtazi humbi jetën dje në ndeshjen kampionale të zhvilluar në Korishë, si pasojë e një sulmi kardiak.

Postimi i plotë i Totajt: 

Jam i trishtuar me lajmin e vdekjes së futbollistit të ri nga Mitrovica, Erion Kajtaz.

I ndjeri ka ndërruar jetë dje në ndeshje kampionale të zhvilluar në Korishë-Prizren, pas një sulmi kardiak.

Në cilësinë e kryetarit te Prizrenit, si adhurues i sportit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, klubit Trepça 89 dhe shokëve të tij.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit