7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Tragjedi në familje, zjarri u merr jetën nënës dhe dy fëmijëve

Një tragjedi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një familje në Korçë ku një zjarr në banesë i ka marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të saj adoleshentë. Esmeralda Cicani 52-vjeç, vajza Kristina Cicani 20-vjeç dhe djali i tij i vogël Tedi Cicani 18-vjeç kanë mbetur viktima të kësaj tragjedia në familje ndërsa kryefamiljari Aleksandër Cicani ka mundur ti shpëtojë flakëve.

Sipas informacioneve, banesa në katin e dytë të një pallati është në pronësi të shtetasit Aleksander Cicani e cila ndodhej pranë Liceut të qytetit.Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve, transmeton Shekulli.

Ende nuk dihet se cilat kanë qënë shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Nail Draga Përkujtimi i personaliteteve të ndryshme me rastin e përvjetorëve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana...

Lajmet e Fundit