5.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Tragjedia në Zhur të Prizrenit: Sot varrosen viktimat, babai me dy djemtë e tij

Aksidenti tragjik I ditës së sotme që mori 3 jetë njerëzish të një familje babain me dy djemtë e tij ka qenë mjaft I rëndë për të gjithë shoqërinë
Pas mledhjes së mbajtur , kryesia e Bashkisë e Lokali Zhur ka vendosur që sot ta shpallë ditë zie.

‘’Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada.

Kujtojmë se pasditen e së shtunës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit. Si pasojë e përplasjes së një automjeti të tipit Golf me një kamioni që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, humbën jetën tre persona.

Kjo pasi nënkalimi i autostradës ku ndodhi aksidenti, për shkak të temperaturave të ulëta ishte i rrëshqitshëm.

“Aksidenti ka ndodhur… nënkalimi ende me ngrica..”, ka treguar Vesel Gashi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren

Në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë shërbimet emergjente si dhe mjekësia ligjore, të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave që dyshohet se janë meshkuj dhe me lidhje gjaku mes vete./Express/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit