3.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Transicioni i EULEX-it nis më 15 qershor

EULEX-kosove“Transicioni (i misionit aktual të EULEX-it në mision të ri v.j.) do të fillojë më 15 qershor dhe do të bëhet përmes shkëmbimit të letrave si herën e kaluar dhe ratifikimit në Kuvend, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi, pas takimit me autoritetet e BE-së. “Do të ketë transicion në menaxhment dhe në kompetenca”, shkrua sot Koha Ditore.

Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve të Kosovës që misioni i EULEX-it të realizojë transicionin në kuadër të mandatit të tanishëm, e që nënkuptonte të niste që në muajin e ardhshëm. Të hënën palët janë dakorduar që transicioni të nisë në qershor.

Brukseli zyrtar ka kërkuar më herët zgjatjen e mandatit të tanishëm edhe për 3 muaj, me qëllim të realizimit të transicionit të misionit aktual në misionin e ri.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit pret në takim përfaqësuesit e Odës Regjionale të Avokatëve të Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Odës...

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Lajmet e Fundit