5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Tre gjigandët e Serie A në garë për Kante

N’Golo Kante është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n. Mesfushori francez pritet të largohet në fund të sezonit dhe tre klubet nga Serie A janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Sipas “Calcio Mercato”, Juventus, Milan dhe Inter janë tre klubet që garojnë me njëra-tjetren për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Leicester-it.

Te Juventus ai shikohet si lojtari ideal për të marrë vendin e Manuel Locatelli-t. Mesfushori italian nuk ka arritur pritshmëritë që kishin për të në Torino dhe mbi të gjitha prej kohësh bardhezinjtë po vuajnë në atë repart.

Milan-i gjithashtu ka probleme në repartin e mesfushës. Kuqezinjtë ende nuk e kanë gjetur zëvendësuesin e Franck Kessie që u largua këtë verë në drejtim të Barcelona-s. Francezi përshtatet mjaft mirë me skemat e Stefano Pioli-t.

Edhe për Inter-in mesfusha nuk është në nivelin e duhur. Ata e kanë nisur sezonin keq dhe nënshkrimi i Kante-s do të ishte i rëndësishëm për skuadrën, për të qenë konkuruese dhe në skenën evropiane.

Kante u bë pjesë e Chelsea-t në verën e 2016, pasi mbërriti nga Leicester për 36 milionë euro. Me skuadrën nga “Stamford Bridge”, ai numëron 262 paraqitje, 13 gola dhe 15 asistime.

Francezi ka bërë emër dekadën e fundit në futboll si një nga mesfushorët shkatërrues më të mirë në futbollin evropian së bashku me Casemiro dhe Sergio Busquets.

31-vjeçari vlerësohet me 40 milionë euro në tregun e transferimeve sipas Transfermarkt. Nënshkrimi i tij me kosto zero do të ishte goditje e madhe për cilindo nga tre skuadrat Juventus, Milan apo Inter.

 

Më Shumë

Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit