9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Tre gjigantë në garë për ‘xhevahirin’ e Ajaxit

Garë e fortë mes skuadrave më të mëdha të Europës për mesfushorin e Ajaxit të Amsterdamit, Donny Van de Beek.

Dihet tashmë nga vera e kaluar interesi i Real Madridit për mesfushorin, por në skenë kanë dalë edhe Manchester United e Juventusi.

Sipas “El Mundo Deportivos”, “xhevahiri” i “Harkëtarëve” ishte vetëm një hap larg “Los Blancos, por kriza e Koronavirusit i ka përzier letrat.

Rënia e interesit nga e klubit mbretëror (kishte gati një ofertë 50 milionë euro) duhet kuptuar në optikën e krizës ekonomike, gjeneruar nga pandemia, tek objektivat Camavinga-Pogba dhe në rritjen e futbollistëve të dhënë në formë huazimi, siç është rasti i talentit norvegjez Odegaard.

“Djajtë e Kuq”, nga ana tjetër, po planifikojnë revolucionin në mesfushë dhe, pavarësisht blerjes së Bruno Fernandesit, kanë hedhur sytë edhe nga holandezi.

Vendimi i fundit i përket trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Më e vështirë situata te Juventusi, sepse “El Mundo Deportivo” e sheh Van de Beek objektiv të “Zonjës së Vjetër” vetëm në rast se largohet Dybala.

Mirëpo argjentinasi është drejt rinovimit të kontratës me bardhezinjtë.

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit