Tre gjigantët anglezë planifikojnë të testojnë vendosmërinë e Dortmundit për Bellinghamin

Klubet e mëdha të Ligës Premier janë të bindura se Borussia Dortmund do të shesë mesfushorin Jude Bellingham në verën e ardhshme.

Bellginham ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar dhe paraqitjet e tij me Dortmundin edhe pse vetëm 18-vjeçar.

Paraqitjet e tij superiore dhe gola, asistime dhe rekorde kanë bërë që Bellingham të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, në veçanti ato angleze.

Treshja e Ligës Premier është e gatshme ta rikthejë atë në Angli, me 18-vjeçarin që kishte luajtur në Birmingham City në Championship para se të transferohej në Dortmund për 25 milionë funte.

Sidoqoftë, ndërsa raporti pretendon se rivalët e titullit do të vlerësojnë situatën verën e ardhshme, një lëvizje gjatë afatit dimëror nuk ka gjasa të ndodh.

Ylli tjetër i Dortmundit, Erling Haaland është gjithashtu një objektiv për shumë nga klubet elitare evropiane dhe klubi gjerman nuk ka gjasa të shesë të dy gjatë një afati. /Telegrafi/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit