15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Tre kandidatët për trajnerin e vitit

FIFA sonte do të mbajë ceremoninë kryesore të vitit, ku do të përzgjedh trajnerin më të mirë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ai i Chelseat, Antonio Conte dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të luftojnë sonte për çmimin e trajnerit të vitit të ndarë nga FIFA.

Favorit për këtë çmim është Zidane pas sukseseve me Realin, ku fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.

Kjo ceremoni do të mbahet sonte në Londër, duke filluar nga ora 20:30.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpall thirrje për mbështetje financiare për OJQ-të dhe individët në kulturë, rini dhe sport

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit