3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Tre zyrtarë hetohen për rastin e Zoçishtes së Rahovecit

ZocishteTribunali për krimet e luftës së UCK-së,pritet te merret me prioritet luften e në Zoçishte të Rahovecit, në korrik të vitit 1998.

Klan Kosova mëson se janë tre zyrtarë të lartë të vendit, që po hetohen rreth asaj çfarë ndodhi në zonën në fjalë. Ata janë emra të njohur dhe vijnë nga etnitete të ndryshme politike.

Ngjarjet e Zoçishtes po i heton task forca e veçantë hetuese e Bashkimit Evropianë, të cilën e udhëheq prokurori amerikan, Klint Williamson, i cili po ashtu, është duke i investiguar edhe pretendimet tjera të raportit të Dik Martit.

Në fakt, “Rahoveci 98” fillimisht ishte hetuar nga Tribunali i Hagës, por nuk ngriti ndonjë aktakuzë për te. Më pas, rasti iu dorëzua UNMIK-ut, i cili e transferoi lëndën te EULEX-i, transmeton klan kosova.

Shtatë shqiptarë që ishin akuzuar nga ky mision në lidhje me Zoçishten, u shpallën të pafajshëm, në shkurt të vitit 2013, në mungesë të provave.

Është raportuar se në korrikut 1998 në rahovec janë vrarë 47 persona, ndërsa 100 tjerë janë kidnapuar, gjatë kësaj kohe dhe më pas. 60 nga ta janë liruar ndërsa mbetjet mortore të disa tjerëve janë gjetur më 2005.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit