Treni del nga binarët, shpërthen një zjarr i madh në Ohio

Në shtetin amerikan të Ohios, pranë qytetit East Palestine, një tren mallrash ka dalë jashtë shinave të trenit.

Një tren ka shkaktuar një zjarr të madh dhe me këtë rast është bërë evakuimi i banorëve në një rreze prej 1.6 kilometrash nga St. James.

Sipas informacioneve jozyrtare, treni është përplasur me një pikë karburanti pasi ka dalë nga shinat.

Kompania hekurudhore e mallrave “Norfolk Southern Corp” ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet lokale.

Kompania nuk tregoi se çfarë po transportonte treni dhe nëse ka materiale të rrezikshme në vagonët e tyre.

Ende nuk dihet shkaku i daljes nga binarët ndërsa nuk ka informacione për të lënduar. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit