Përleshje masive në një aeroplan: 15 gra godasin egërsisht njëra-tjetrën në El Salvador

Një fluturim nga El Salvador në Sao Paulo të Brazilit u shndërrua në kaos pasi shpërtheu një përleshje masive mes 15 grave që godisnin njëra-tjetrën dhe bërtisnin para pasagjerëve të tjerë të habitur.

Pamjet nga aeroplani tregojnë gratë duke u tërhequr për flokë ndërsa ekuipazhi përpiqet t’i ndajë ato. Në një moment përleshja u bë aq agresive saqë njërës prej femrave i është grisur këmisha dhe ajo është detyruar të mbulojë gjoksin me duar.

Përleshja thuhet se u shkaktua rreth një ulëseje në aeroplan. Në fakt, një nënë pyeti një pasagjer nëse mund ta ndërronte vendin me fëmijën e saj, i cili ka nevoja të veçanta. Por kur kërkesa e saj u refuzua, ajo u zemërua dhe filloi ta sulmonte atë.

 

Debati u përshkallëzua shpejt dhe përfundoi në një sherr masiv mes dy grupeve të grave.

Pamjet tronditëse tregojnë gruan me flokë kaçurrela duke u përpjekur të hidhet në ulësen pas saj për të arritur një pasagjer tjetër. Për fat të mirë, stjuardesa e ndaloi atë për ta bërë këtë.

Në pak sekonda, një tjetër pasagjer i bërtet dhe hidhet drejt një gruaje, duke e tërhequr nga flokët dhe e godet vazhdimisht me shuplakë. Në të njëjtën kohë, një grua tjetër i tërheq flokët, e cila shpejt e kupton se ajo ka mbetur pa reçipeta.

Përleshja shpërtheu ndërsa pasagjerët prisnin të ngriheshin nga aeroporti Bahia dhe stjuardesat arritën t’i largonin 15 pasagjerët nga aeroplani, i cili përfundimisht u ngrit me pothuajse dy orë vonesë. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit