7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Tri projekte përurohen nesër në Shkollën e Mjekësisë në Prizren


Tri projekte,  do të përurohen nesër,   në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren

Drejtori i shkollës, Ridvan Hoxha, thotë se këto projekte janë shumë të rëndëishme për nxënësit.

“Të martën për nxënësit, prindërit, stafin e mësimdhënësve, atë teknik e menaxherial do të jetë një ditë e veçantë, sepse do te bëhet përurimi i Dhomës se Mjekut, i cili do të shërben për shërbimet emergjente për nxënës, Kabineti i Informatikës dhe pajisjeve për Kabinetin e Farmacisë e të Stomatologjisë”, shkruan Hoxha në “Facebook”

“Për nxënësit e mësimdhënësit, do te krijohen kushte shumë të mira për zhvillimin e punës praktike me mjete vetjake të shkollës”.

Hoxha tregon se projektet janë realizua me përkrahjen e kryetarit Mytaher Haskuka ,drejtorit të Arsimit,Skënder Susuri dhe atij të Shëndetësisë, Visar Shehut./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

DKA në Suharekë realizon fazën e dytë të olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë ka zhvilluar fazën e dytë të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, në...

Lajmet e Fundit