24.7 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Triumfojnë Clinton dhe Trump

Përpara 8 nëntorit, ditës së zgjedhjeve presidenciale, e marta në SHBA ishte dita më e rëndësishme pasi u votua në 11 shtete njëkohësisht për të preferuarit e tyre republikanë apo demokratë, dhe fitorja në këtë ditë konsiderohet si një hap vendimtar dhe përcaktues për kandidaturën presidenciale. Për këtë arsye kjo ditë është cilësuar edhe si “super e marta”.

Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, janë dy kandidatët që kanë triumfuar të martën, duke siguruar përkatësisht nga 6 shtete.

Kandidatët demokratë

Hillary Clinton ka fituar: Xhorxhian, Virxhinian, Alabaman, Tenesin, Arkansas dhe Teksas

Bernie Sanders: Vermont, Oklahoma, Kolorado, Minesota.

Kandidatët republikanë

Donald Trump ka fituar: Xhorxhian, Alabaman, Masaçusets, Tenesin, Virxhinian dhe Arkansas

Ted Cruz: Teksas, Oklahoma.

Marco Rubio: Minesota

“Unë besoj se Amerika sot ka më shumë sevojë se kurrë për më shumë dashuri dhe mirësi”, tha Hillary Clinton duke iu drejtuar përkrahësve të saj në Majami, Florida.

“Kjo fushatë, siç mund ta dini ju të gjithë, nuk është thjesht për të zgjedhur një president, por për të transformuar Amerikën. Ajo është për ta bërë vendin tonë një vend të madh, ashtu siç ai ka mundësi të bëhet”, tha Sanders.

Triumfi i ditës së martë është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë një të katërtën e votave të nevojshme për të fituar emërimin nga partitë përkatëse si kandidatë për president.

– See more at: http://politiko.net/triumfojne-clinton-dhe-trump/#sthash.Yi4XGBAk.dpuf

Më Shumë

Nga sot, furnizimi me ujë të pijshëm në Suharekë do të ketë orar të kufizuar

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka njoftuar për reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa...

Arbër Prekazi largohet nga Malisheva pas dy viteve të lavdishme

Arbër Prekazi, i njohur nga të gjithë si "Preki", një prej figurave më të dashura për tifozët e FC Malisheva, ka mbyllur zyrtarisht aventurën...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit