11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm

Duke e përshkruar veten si “president të kohës së luftës”, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të arrijë fitore të plotë kundër koronavirusit.

“Duhet të sakrifikojmë së bashku, sepse të gjithë jemi bashkë në këtë situatë dhe do t’ia dalim bashkë. Është një armik i padukshëm, por ne do ta mposhtim atë”, tha Trump në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë.

“Mendoj se do ta mposhtim edhe më shpejt seç kemi menduar dhe do të jetë një fitore e plotë”, tha ai.

Trump, fillimisht, tha se do të nënshkruajë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950, i cili i jep autoritet presidentit t’i drejtojë bizneset civile për të ndihmuar në përmbushjen e urdhrave.

Por, më vonë, në një postim në Twitter ai tha se do ta ndërmarrë këtë hap “në rast të një skenari më të keq në të ardhmen”.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 9,300 njerëz të infektuar me koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19. Deri më tash, 150 pacientë atje kanë humbur jetën.

Në aspektin global janë mbi 220,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 8,800 njerëz të vdekur.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe ‘Hidroregjioni Jugor’ diskutojnë për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës teknike

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, MSc Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e institucionit, zhvilloi një takim pune me udhëheqësit e...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit