5.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Trupat amerikane do të mbeten në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbeten në Siri për kohë të pacaktuar, jo vetëm për të luftuar militantët, por edhe për të kundërshtuar pushtetin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe të aleatit të tij, Iranit.

Tillersoni ka thënë se misioni i ushtrisë amerikane do të përqendrohet në shkatërrimin e grupit militant Shtetit Islamik dhe parandalimin e kthimit të tij.

Një synim tjetër, ka shtruar ai, është të krijohen kushtet për liderë të rinj që do të zëvendësonin Assadin. Tillerson e përshkroi presidentin sirian si “vrasës”.

“Tërheqja totale e personelit amerikan në këtë kohë do të bënte që Assadi të vazhdonte trajtimin brutal të popullit të tij”, ka thënë Tillersoni para një audience në Universitetin Stanford.

“Mosangazhimi i Shteteve të Bashkuara në Siri po ashtu do t’i mundësonte Iranit të forcojë pozicionin e tij brenda Sirisë”, ka thënë Tillersoni.

“Siç e kemi parë nga luftërat e Iranit dhe deklarimet e tij publike, ai kërkon dominimin në Lindjen e Mesme dhe shkatërrimin e aleatit tonë, Izraelit”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë të vendosura rreth 2 000 trupa tokësore në Siri, ndërsa aeroplanët e tyre patrullojnë mbi lindje të vendit dhe ndjekin mbetjet e Shtetit Islamik, i cili është mposhtur vitin e kaluar.

Pas dëbimit të militantëve nga kryeqyteti i tyre i vetëshpallur Raka dhe zona të tjera në verilindje të Sirisë, SHBA ka punuar me Forcat Demokratike Siriane, një milici e dominuar me luftëtarë kurdë.

Uashingtoni tani është duke e ndihmuar këtë milici në krijimin e një force prej 30 000 vetash, e cila do t’i siguronte kufijtë e Sirisë me Irakun dhe Turqinë dhe do të parandalonte rikthimin e militantëve. Ky veprim është kundërshtuar fuqishëm nga Irani, Turqia dhe Siria.

Duke shpallur vendimin për mbajtjen e trupave në Siri, Tillersoni ka thënë se Uashingtoni nuk po futet si luftëtar në konfliktin civil të Sirisë, i cili ka nisur shtatë vjet më parë. Ai po ashtu ka thënë se ShBA nuk kërkon ndryshim të dhunshëm të regjimit.

Sipas tij, rol i ShBA-së do të jetë sigurimi i qëndrueshmërisë, që do të mundësonte rifillimin e procesit paqësor dhe gjetjen e alternativave të regjimit të Assadit.

Edhe pse ka theksuar se ShBA nuk është e interesuar në ndërtimin e misionit afatgjatë në Siri, Tillerson tha se Uashingtoni nuk duhet të përsërisë “gabimin” që ka bërë duke u larguar nga Iraku.

ShBA-ja është tërhequr nga Iraku në vitin 2011, tetë vjet pasi ka rrëzuar regjimin e Saddam Husseinit. Uashingtoni është kthyer në këtë vend në vitin 2014, me personel shumë më të vogël, për të luftuar Shtetin Islamik.

“Nuk mund t’i bëjmë gabimet që i kemi bërë në vitin 2011, kur largimi i parakohshëm nga Iraku i mundësoi Al Kaidës atje të mbijetojë dhe të transformohet në Shtet Islamik”, ka th ënë Tillersoni. (Rel)

Më Shumë

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Lajmet e Fundit