Tuna paralajmëron këngën e re, vëmendje merr komenti i ish-partnerit Cozman

Këngëtarja e mirënjohur, Tuna pas një pauze po rikthehet me një projekt të ri muzikor.Kështu ka njoftuar ajo përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj të Instagramit ku edhe ka publikuar disa imazhe që duket se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.

Teksa dukej në formë të mirë e shtrirë në një vaskë, ajo që mori vëmendje ishte komenti i ish-partnerit dhe ish-bashkëpunëtorit të saj Cozman.

Foto: Arkiv

Sipër imazhe, reperi i njohur ka lënë dy ‘emoji’ të stuhisë dhe bombës duke përforcuar edhe më shumë zërat që dyshja po vijnë me një projekt të përbashkët.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë ky do të ishte dueti i tretë me radhë për Tunën dhe Cozmanin.
Reklama

 

Dyshja vite më parë kishin sjellur këngët “Fenix” dhe “Holla” të cilat ishin kthyer në hite dhe numërojnë miliona klikime në YouTube.

Foto: Tuna/Instagram

Përveç si bashkëpunëtor, Tuna dhe Cozman përgjatë asaj kohe ishin edhe një prej çifteve më të komentuara në media rozë. /Telegrafi/

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit