9.7 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Turqia konfirmon rastet e para të variantit të ri të coronavirusit

Turqia ka njoftuar të premten rastet e para të variantit të coronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ndërmarrë të gjitha masat paraprake.

“Në hetimet e bëra për shkak të mutacionit me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar, varianti i virusit u zbulua në 15 persona që hynë në vend nga Mbretëria e Bashkuar dhe janë zbatuar masat e nevojshme”, u shpreh në Twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ai shtoi se hyrjet nga Mbretëria e Bashkuar për në Turqi janë pezulluar përkohësisht, transmeton Anadolu Agency.

Sipas tij, personat që ranë në kontakt me personat e infektuar gjithashtu janë në karantinë.

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar një variant të ri të coronavirusit që zyrtarët thonë se është shumë infektiv, por nuk ka pasur dëshmi deri më tani se mund të shkaktojë sëmundje të rëndë ose vdekshmëri, thanë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Turqia sot raportoi 12.203 raste të reja me COVID-19 dhe 212 viktima të reja. Numri i infeksioneve në vend tejkaloi 2,22 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 21.093.

Më Shumë

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve S.J., dhe D.B., për shkak të...

Top-shënuesit e dy finaleve të para: Këta lojtarë kryesojnë te Bashkimi e Trepça

Finalet e Superligës së Kosovës në basketboll kanë prodhuar dy ndeshje të forta mes Bashkimit dhe Trepçës, ku janë evidentuar disa prej top-shënuesve më të mirë të...

Lajmet e Fundit