14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Turqia ndërron emrin e shtetit, e konfirmoi Erdogan

Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në të cilën ceket se emri i njohur ndërkombëtarisht i vendit ndërrohet nga “Turkey” në “Turkiye”, sqaroi televizioni.

Fjala “Turkiye” në mënyrën më të mirë i prezanton dhe përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk”, thuhet në kumtesë.Në gjuhën turke vendi quhet Turkije.

Vendi e pranoi emrin pas pavarësisë së fituar nga forcat perëndimore në vitin 1923, të cilët e okupuan përkohësisht.Gjatë historisë, evropianët e dinin si shteti osman, e më pas e njohën nën variacione të shumta të fjalës “Turqi”, Emri që mbeti më shumë ishte në latinisht “Turquia”, ndërkaq më i pranishëm ishte “Turkey”.Sipas fjalorit të Kembrixhit, fjala “Turkey” definohet si “diçka që duket keq” apo “person budalla” apo “qesharak”.

Shumica e njerëzve në Turqi besojnë se emërimi i vendit sipas variacionit të vet lokal ka kuptim dhe është në pajtim me qëllimet e vendit të përcaktojë se si duhet ta identifikojnë të tjerët.

Në pajtim me këtë, kumtesa e m; hershme në mënyrë të qartë bëri me dije se në kontekst të përforcimit të brendit “Turkiye”, në të gjitha llojet e aktiviteteve dhe korrespondencave, posaçërisht në marrëdhëniet zyrtare me vendet e tjera dhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, do të përdoret termi “Türkiye” në vend të shprehjeve si ‘Turkey’, ‘Turkei“, ‘Turquie’ e kështu me radhë./TV21

Më Shumë

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit