9.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

U.d. Rektori i UPZ-së,mori pjesë në takimin koordinues me MASHT, ERASMUS+ dhe universitetet

U.d. Rektori i UPZ-së, Ismet Temaj mori pjesë në takimin koordinues me MASHT, ERASMUS+ dhe universitetet

Në organizim nga koordinatorja e zyrës se Erasmus+ në Kosovë, znj. Jehona Lushaku, dhe z. Shyqeri Bytyqi, Ministër në Ministrinë, Shkencës dhe Teknologjisë, të premten është zhvilluar një takim me rektorët e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, ku ka marr pjesë edhe u.d. Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe u.d. Prorektori Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina. Në këtë takim është diskutuar për qasjen në programin “Erasmus +” dhe për të koordinuar veprimet, në mënyrë që të sjellim sa më shumë fonde në Kosovë.

Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se programi “Erasmus +” është shumë i rëndësishëm sa i përket mobilitetit të studentëve, profesorëve dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. “Ne, duhet të fokusohemi në eliminimin e çdo barriere, në mënyrë që institucionet tona të arsimit të lartë të mund të përfitojnë sa më shumë nga programet e “Erasmus +. MAShT është e gatshme që, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, të hartojë politika që do të ndikonin direkt në ngritjet e kapaciteteve profesionale të stafit akademik brenda institucioneve tona.”, theksoi ministri Bytyqi.

Ndërkaq, u.d. Rektori Temaj theksoi se UPZ ka marr pjesë në programin Erasmus+ dhe ka pas një numër të marrëveshjeve për shkëmbim të studentëve, stafit akademik dhe administrative. Mirëpo ky numër nuk ka qenë i kënaqur. Unë konsiderojë se ky takim dhe nënshkrimi i deklaratës është shumë i qëlluar. Ne do t’i përmbahemi zotimeve të dhëna këtu dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me zyrën e Erasmus + dhe të gjitha institucionet relevante në arritjen e këtyre synimeve. Bashkëpunimi ndërkombëtar është prioritet i Universitetit të Prizrenit i paraparë edhe me strategjinë e përgjithshme të zhvillimit. Pjesëmarrja në projektet ERASMUS+, bashkëpunimi me institucionet e arsimit në Zonën e Arsimit të Lartë në Evropë në radhë të parë si dhe bashkëpunim me universitetet në vend dhe rajon”, theksi Rektori Temaj.

Koordinatorja e zyrës se Erasmus+ në Kosovë, znj. Jehona Lushaku theksoi se do të jenë në dispozicion të universitete dhe të gjitha institucioneve tjera të arsimit të lartë në arritjen e këtyre objektivave.

Në këtë takim, u dakordua që të formohet një grup punues me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë, i cili do të merret me trajtimin e problemeve në implementimin e projekteve aktuale, si dhe me hartimin e një plani të veprimit, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë fonde nga programi “Erasmus+”.

Po ashtu në këta takim u nënshkruar një deklaratë e përbashkët e rektorëve të universiteteve dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë.

Deklaratë e përbashkët

Me këtë deklaratë të përbashkët, Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë zotohen se do të rrisin pjesëmarrjen në programin Erasmus+ përmes:

Rritjes së numrit të marrëveshjeve për shkëmbim të studentëve, stafit akademik dhe administrative.

Rritjes së numrit të aplikacioneve për projekte për ngritjen e kapaciteteve me partnerë nga Bashkimi Evropian dhe rajoni.

Krijimit të lehtësirave për implementim të projekteve Erasmus+, përmes:

Bazës ligjore adekuate;

Bartjes së ECTS kredive nëpër fakultete;

Njohjes dhe poentimit të pjesëmarrjes së stafit akademik në projekte të programit Erasmus+;

Ngritjes së kapaciteteve në zyrat për bashkëpunim ndërkombëtar;

Informimit të studentëve dhe stafit në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse për mundësitë që ofrojnë projektet Erasmus+, në të cilat institucioni është partner.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë të bindura se shfrytëzimi i mundësive të ofruara nga Programi Erasmus+ kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimit të vlerave akademike dhe sociale.

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Lajmet e Fundit