U largua me parametra zero për herë të dytë, por Pogba merr bonus besnikërie

Paul Pogba nuk do të jetë pjesë e Manchester United për sezonin e ardhshëm. “Djajt e kuq” njoftuan të mërkurën përfundimin e bashkëpunimit me francezin.

Edhe pse ngjarja ishte paralajmeruar më herët, dje erdhi zyrtarizimi. Megjithatë largimi i dytë me parametra zero i Pogba-s nga United, nuk ka qenë si ai i pari në aspektin ekonomik.

Kur mesfushori të largohet më 30 qershor, ai do të përfitojë një bonus besnikërie prej 3.78 milionë paundesh, sipas kontratës.

Pogba u largua nga United fillimisht në vitin 2012, kur ende nuk ishte pjesë fikse e skuadrës së parë. Ai u bashkua me Juventus-in, skuadër e cila ia shiti “Djajve të kuq” në vitin 2016 për shifrën e 89 milionë paundëve.

Te United, Pogba u pagua sezonin e parë 8.61 milionë paund neto. Në vitin e dytë përfitoi 7.75 milionë, të cilave iu shtua edhe bonusi i besnikërisë.

Gjithashtu francezi përfitoi 2.87 milionë paund në vit nga të drejtat e imazhit, si dhe 1.875 milionë për çdo një nga katër kualifikimet e United në Champions League.

Fatura totale që United shpenzoi për Pogba-n shkon në rreth 218.93 milionë paund. E thënë ndryshe, mesfushori i kushtoi klubit rreth 970 mijë paund për secilën nga 226 paraqitjet e tij dhe rreth 5.6 milionë për çdo një nga 36 golat e shënuar.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit