U masakruan edhe qytetarët e Kaznikut të Rahovecit

KUR KRISËN PUSHKËT
NË “BREG TË DRINIT”

Prof. dr. Sabahajdin Cena 

Gjatë ditëve të fundmarsit, në rrafshin e Anadrinit, veçanërisht në Komunën e  Rahovecit masakrimet vazhduan prej
fshati në fshat.

Kështu, edhe në fshatrat më të largëta të Anadrinit, nëpër ato të Nënzatriqit, u vranë dhe u masakruan edhe:
Avdyl Isakaj,

Bislim Fejza,

Brahim Isakaj,
Din Sallahaj,

Hasan Bajraj,

Haxhii Fejza,
Himë Isakaj,

Kadri Bajraj,

Rexhep Halilaj,
Sahit Isakaj dhe Sokol Isakaj.

Të gjithë u ekzekutuan gjatë masakrimeve në fshatin Pastasel për të cilin do të postojmë më vonë, sipas shkronjave të alfabetit.

Masakra e Pastaselit është njëra prej masakrave më të mëdha në territorin e Rahovecit.

Në fshatin Kaznik do të përkujtohet edhe dëshmori Bajram Brahim Sallahaj, i lindur më 27 maj të vitit 1959, ndërsa
i përjetësuar në altarin e lirisë më 20 maj të vitit 1998, në afërsi të Rahovecit.

LAVDI MARTIRËVE TË FSHATIT KAZNIK!
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit