7.1 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

U mbajt debati publik për orarin e punës së bizneseve në Prizren

Në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë sot nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) u mbajt debati publik me qytetarë, për të diskutuar lidhur me “Rregulloren për Orarin e Punës së Subjekteve Afariste, Hoteliere, Zejtare dhe Shërbyese në Komunën e Prizrenit”.

Debatin e hapi dhe e kryesoi drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, e cila njoftoi se me këtë rregullore do të përcaktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës për veprimtaritë tregtare, zejtare, hoteliere e restorante, sportive, nëpër tregje, kafene, organizime, evente e të tjera, të cilat veprojnë apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në territorin e komunës së Prizrenit.

Në debat të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës Eshref Memaj, nënkryetarja për Komunitete Memnuna Ajdini si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të subjekteve afariste, hoteliere, zejtare, OJQ-ve dhe institucioneve të ndryshme, të cilët dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre për këtë draft rregullore.

Komisioni i cili ka përgatitur këtë draft-rregullore do t’i shqyrtojë kërkesat dhe rekomandimet e pjesëmarrësve të këtij debati, ndërkaq rregullorja më pas do të kalojë për miratim edhe në Kuvendin Komunal, e më pas në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

DEBATI PËR RREGULLOREN DHE ORARIN E PUNËS NGA AFARISTËT U KUNDËRSHTUA SI PENGESË PËR ZHVILLIMIN E BIZNESEVE

DEBATI PËR RREGULLOREN DHE ORARIN E PUNËS NGA AFARISTËT U KUNDËRSHTUA SI PENGESË PËR ZHVILLIMIN E BIZNESEVE

Gepostet von RTV BESA am Donnerstag, 2. Mai 2019

Më Shumë

Komuna e Rahovecit i jep mbështetje marshit “Drejtësi, jo politikë” që mbahet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, duke realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy...

Haziz Hodaj nuk do të jetë delegat i Kuvendit të LDK-së

Anëtari i vjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, nuk do të jetë delegat në Kuvendin e kësaj partie që...

Lajmet e Fundit