4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

U shënua 19- vjetori i Betejës së Kabashit

Të shtunën në Korishë, është organizuar manifestim përkujtimor për shënimin e përvjetorit të 19-të të Betejës së Kabashit. Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të dëshmorëve, veteranë e inavlidë të luftës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe banorë të këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth.Në emër të këshillit organizativ të këtij aktiviteti, ka folur Rexhë Ukaj, i cili tha se në këtë ditë po e shënojmë një datë të rëndësishme të lavdisë, heroizmit dhe krenarisë së djemve të Kabashit.

Ish komandanti batalionit të dytë të UÇK-së në Kabash, Lulzim Kabashi, tha se djemtë e Kabashit luftuan gjithandej Kosovës, duke dhënë gjithçka nga vetja për çlirimin e vendit, duke shtuar se betejat e lavdishme të luftës çlirimtare nuk mund të zbehen, ato edhe sot po kanë jehonë dhe duhet të respektohen e të nderohen edhe në të ardhmen.

Ne emër të Qeverisë së Kosovës, ka folur ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ndërsa në emër të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, para të pranishmëve ka mbajtur një fjalë rasti deputeti, Arbër Rexhaj, si dhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, të cilët thanë sebanorët e Korishës historikisht janë dëshmuar për atdhedashuri, gjë që është përcjellë edhe me luftën çlirimtare të UÇK-së.

Nga një fjalë rasti, gjithashtu kanë mbajtur edhe drejtori i shkollës “ Dëshmorët e Kabashit”, Mustafë Ahmetaj, dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, Fatmir Ahmetaj. Për të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, është shfaqur një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës së këtij lokaliteti./tvprizreni.com/ 

Më Shumë

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit, arrestohen ish-zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në...

Bexhat Bytyqi emërohet drejtor i Administratës në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Bexhat Bytyqin në pozitën e drejtorit të Administratës, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe...

Lajmet e Fundit