13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

U suspendua për sjellje të keqe, kirurgut nga Prizreni nuk i bën përshtypje

Mjeku i cili u suspendua për sjellje jo të mirë ndaj pacientes ka thënë se nuk është aspak i brengosur me largimin nga puna.

“Nuk më bën përshtypje fare se drejtësia triumfon gjithmonë”, ka thënë mjeku Rrahim Ymeri në një përgjigje për KTV-në.

Ymeri ka sqaruar se ka qenë familja e pacientes që ka kërkuar nga ai që të sillet ashpër me bijën e tyre.

“Është e konfirmuar se prindërit më kanë kërkuar që të jem më i ashpër me vajzën” ka thënë Ymeri.

Në vend të kujdesit shëndetësor, një paciente në Prizren ka marrë ofendime nga mjeku Rrahim Ymeri. Ajo kishte shkuar me dhimbje për të kërkuar ndihmë mjekësore, por u ofendua nga ky mjek, për të cilin tashmë janë nisur hetimet nga Policia.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Lajmet e Fundit