14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

U zhduk përpara një viti, gjendet nëndetësja me 44 të vdekur

Zbulohet në Atlantik nëndetësja argjentinase një vit pas zhdukjes së saj. Bëhet fjalë për nëndetësen San Juan dhe mediat raportojnë se ajo u zbulua në Atlantik. Ajo ishte zhdukur nga data 15 nëntor 2017 dhe në bord ishin 44 persona, përfshi edhe një grua.

Ministria e mbrojtjes dhe marina argjentinase ka njoftuar se  objekti 60 metra i gjatë  është identifikuar nga anija private amerikane Ocean Infinity, e cila që nga shtatori i kaluar ka punuar për kërkime me një kontratë të zgjeruar deri në shkurtin e ardhshëm dhe ka dërguar mini-nëndetëset e saj në 800 metra thellësi.

Nëndetësja  u gjet  në shtratin e detit jashtë gadishullit Valdes . Kishte 44 njerëz në bord, të gjithë të vdekur. Nëse objekti do të gjendje brenda dy javësh, atëherë ekuipazhi do të të kishte shpëtuar.

1

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit