Ujë nga Pasha Çezme e Prizrenit, për shërimin e tuberkulozit

Çezma ishte ndërtuar nga Emin Pasha i familjes Rrotllaj. Sipas Haxhi Berishës, 85-vjeçar, kjo çezme është ngritur nga Emin Pasha, i cili i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit e shek. XVIII-XIX

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë: Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit.

Prizreni shquhet edhe për krojet e shumta në kënde të ndryshme të qytetit. Një prej tyre është edhe “Pasha çesma” që ndodhet mbi kalanë e qytetit.

Prizreni është i rrethuar nga bjeshkët e larta, prej nga rrjedhin ujërat e çiltër e të ftohtë. Shfrytëzimi i ujit të pijshëm nga burimet e shumta të hapësirës së qytetit të lashtë është i hershëm./Kosova Sot/

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit