Pushtetarët duan amulli për ta zhvatur shtetin

“Këtyre ligjeve u frikësohen vetëm ata që mund të goditen nga këto ligje, e këta janë pakicë në popull, ngase vetëm një pakicë e masës popullore, respektivisht zyrtarëve të lartë, mund të bjerë ndesh me këto ligje. Shumica nuk do ta ketë fare problem që këto ligje sa më parë që të jetë e mundshme të propozohen nga Qeveria dhe të votohen nga Parlamenti”, thotë avokati Tomë Gashi për gazetën “Kosova Sot”

Kuvendi i Kosovës do të duhej që t’i merrte më seriozisht vërejtjet që vijnë pandalshëm e për çdo javë nga BE-ja e Brukseli, por edhe nga SHBA-ja e Uashingtoni, për një shtet të Kosovës pa korrupsion dhe pa krim të organizuar, siç janë kontrabanda, evazioni fiskal, zhvatja e parasë dhe aseteve të shtetit. Në Kosovë duhet sa më parë të sundojë ligji, të ketë zhvillimi ekonomik , punësim e mirëqenie për qytetarët. Pa dyshim se nëse përshpejtohet Ligji për dekriminalizimin dhe finalizohet Ligji antimafia këto dukuri do të pësonin rënie.

Mirëpo, sikur shumë çështje të rëndësishme e madhore, e as për këtë çështje nuk ekziston konsensusi politik që çështjet e mëdha e kruciale për vendin e qytetarët të kalojnë në Parlamentin e Kosovës. Gjasat janë që këto dy ligje të shtyhen e të prolongohen në dëm të vendit nga pushtetarët e papërgjegjshëm të qeverisë aktuale. Avokati Tomë Gashi mendon se Kosova duhet t’i marrë seriozisht vërejtjet që ia bën aleati ynë më i madh, SHBA-ja. “Sigurisht që Qeveria, Parlamenti, por edhe të gjitha institucionet e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht vërejtjet e mikut më të madh të shqiptarëve në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti, SHBA..

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit