33.4 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Ukraina ia ndalon Rusisë pjesëmarrjen në “Eurovision”

Ukraina ia ka ndaluar pjesëmarrjen në “Eurovision” përfaqësueses së Rusisë për shkak se ajo kishte performuar në Krime më parë, vend ky i aneksuar nga Moska më 2014. Këngëtares Julia Samoilova i është ndaluar hyrja në Ukrainë për tri vjet, për shkak të vizitës së saj “ilegale”, ka njoftuar shërbimi ukranias i sigurisë, “SBU”. Samoilova, 27-vjeçare, e ka konfirmuar që ajo kishte kënduar në Krime më 2015. Ukraina sivjet do të jetë nikoqire e “Eurovisionit”, që mbahet në Kiev në muajin maj.

Një burim rus i Ministrisë së Jashtme e ka përshkruar këtë vend si “cinik dhe jo human”. E një politikan senior rus, i quajtur Frants Klintsevich, është cituar nga agjencia e lajmeve “Ria-Novosti” të ketë thënë se Rusia do t’i bojkotojë garat e ardhshme të “Eurovisionit” nëse organizatorët dështojnë të ngrenë zërin për këngëtaren ruse. Gara e këngës në “Eurovision” tashmë veçse u bë politike

Më Shumë

Sulmuesi shqiptar Angjelo Radovani zyrtarisht pjesë e Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv për sezonin 2025/26, duke prezantuar sulmuesin shqiptar Angjelo Radovani. Radovani vjen nga akademia e...

Dr. Shefki Xharra emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Me vendim të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Shefki Xharra është emëruar ushtrues i detyrës së...

Lajmet e Fundit