Ukrainasja rrëfen tmerrin: Luftën e kisha parë vetëm në filma, tani po përjetoj vetë

Një raketë e hedhur nga forcat ruse i ka shkatërruar ballkonin e shtëpisë dhe disa orendit brenda saj.

Sipas BBC, ajo është shprehur se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që ka parë raketat duke “fluturuar në qiell”

 “U largova nga dritarja dhe më pas bum. Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita.“- tha ajo.

Ajo jeton në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga një raketë që u hodh nga forcat ruse mëngjesin e ditës së sotëm. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.

Tani Tetyana planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh.

“Luftën e kam parë vetëm në filma, tani po e përjetoj vetë”.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit