Ultimatumi i Ronaldo-s që çoi në distancimin nga Jorge Mendes

Ndarja mes Cristiano Ronaldo-s dhe Jorge Mendes është një temë që po flitet prej kohësh. Këtë e ka konfirmuar edhe gazeta “El Mundo” në një informacion ku shpjegon se largimi i portugezit nga Manchester United ishte pika kulmore e distancimit.

Sipas gazetës së lartpërmendur, CR7 i ka dhënë agjentit të tij ultimatumin e mëposhtëm.”Ose më merr Bayern ose Chelsea ose do të ndahemi”.

Përfaqësuesi do t’i përgjigjej me “je i çmendur”. Përfundimisht, Ronaldo u largua për te Al Nassr të Arabisë Saudite.

Thuhet gjithashtu në “El Mundo” se të dy kishin disa fërkime që kur Cristiano u largua nga Real Madrid.

Lojtari donte të ishte një agjent i lirë për të qenë në gjendje të balanconte pagën e tij me atë të Leo Messi-t, por Mendes e këshilloi atë të qëndronte në klubin e bardhë.

“Qëndro te Real Madrid. Nëse largohesh do të jetë më keq”, mesohet t’i ketë thënë agjenti Ronaldo-s asokohe.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit