15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

“Kamionë me arkivole për ushtarët rusë” shihen në qytetin ukrainas Khrustalnyi

Një gazetar ukrainas ka shpërndarë një video, ku shihet sesi një kamion mbushet me arkivole të përgatitura për ushtarët e mobilizuar rusë.

Denys Kazanskyi postoi videon nga qyteti i pushtuar ukrainas Khrustalnyi në rajonin e Luhanskut, transmeotn Telegrafi.

Reklama

Moska mëton të marrë nën kontroll tërë Luhanskun dhe rajonin fqinj Donetskun, por deri më tani ka pësuar humbje shumë të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E Kievi vazhdimisht thekson, se nuk do të lejojnë që as edhe një pëllëmbë e territorit të Ukrainës të ndahet dhe t’i bashkohet Rusisë.

Madje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdimisht i bën thirrjeve vendeve perëndimore, që t’i dërgojnë sa më shumë armë që t’i kundërvihen rusëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Shënohet përvjetori i Masakrës së Dragaqinës në Suharekë

Sot shënohet përvjetori i masakrës së Dragaqinës, një ngjarje tragjike që ndodhi gjatë Luftës në Kosovë. Forcat serbe ekzekutuan 11 burra të fshatit Dragaqinë të...

Lajmet e Fundit