10.8 C
Prizren
E enjte, 6 Tetor, 2022

“Unë isha në Kosovë, po nanës i thoja që jam në Zvicër”- si e takoi Limaj nënën e djalin e tij i maskuar, pa guxuar të flas

Ish-udhëheqësi ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandanti i Brigadës 121 – “Kumanova”, Fatmir Limaj, ka rrëfyer një histori të tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Limaj në një intervistë në ATV tregoi se si ishte detyruar të gënjejë nënën e tij gjatë asaj periudhe të vështirë se ishte në Zvicër e jo në Kosovë.

“Unë isha në Kosovë, nënës i thoja që jam në Zvicër. Në 97-ën jam larguar nga Kosova, në ditën kur është vra Zahir Pajaziti. Me 31 janar ishte burgosur vëllau, baba edhe disa shokë. Mu nuk kanë mundur të më kapin policia serbe dhe jam larguar. Kam jetuar në Zvicër për një kohë dhe pastaj jemi kthyer në luftë, në shtëpi kanë mbetur nana dhe gruaja me fëmijë. Në burg babai edhe vëllau. Kishte më shumë se një vit e gjysmë pa e pa familjen. Nana ishte shku me vizitu vëllaun Demirin në burgun e Prishtinës”, tha Limaj.

Ai tregoi se si e takoi nënën e tij dhe djalin në autobus me maska, pa guxuar që t’i flasë.

“Me Ismet Jasharin dhe Sadikun kemi dalë në rrugë me maska me ndal në autobus. E kemi ndalë autobusin gjoja për identifikim të udhëtareve, por unë  e dija që e kam nanën edhe Durimin aty. Jemi fut në autobus dhe kam shiku ku është nëna, ka mesi i autobusit I kam pa. Por, nuk kam fol, se me fol ish njoftë zani jem. Ismeti ka fol me nanën dhe i ka thanë se na jemi shokët e djemëve  të tu dhe i tha se “lufta ka me vazhdu, na kemi me fitu”, tha Limaj.

“Durimi me kapi fort për uniforme, u qu në kamë e nuk më lëshojke. Na ishim me maska nuk e denim kush jemi. Na dulem nga autobusi, e shfrytëzova rastin i pashë të dytë”, tha ai.

Kryetari i Nisma Social Demokrate tregoi më tej ngjarjen dhe se si i kishte parë vetëm nga larg familjen e tij, pa mundur të shkojë në shtëpi për shkak të rrethanave.

“Jam shku rreth shpisë së familjes 6 mujë vazhdimisht por nuk jam futë brenda, i kisha një vit e diçka pa i pa fëmijët. Kur e kam taku nanën, gjëja e parë që ma ka thënë ka qenë “ a ke qenë ti në autobus, kur e ke kthy shpinën me dalë prej autobusit të kam njohur në të ecur, kam dyshu që je ti”, shtoi më tej Limaj.

Më Shumë

Apeli e kthen në rigjykim rastin e ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj

Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rigjykim rastin ndaj ish-rektorit të Universiteti të Prizrenit...

Pensionistët kërkojnë të trajtohen me dinjitet, lëshojnë pëllumba para Qeverisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Pensionistëve Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka organizuar aksion simbolik para Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Ata kanë lëshuar pëllumba para Qeverisë,...

Lajmet e Fundit