Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) për vitin 2026.
Asociacioni i Universiteteve Ballkanike është një rrjet i gjerë bashkëpunimi që përfshin mbi 100 universitete nga rajoni i Ballkanit, me synim forcimin e lidhjeve akademike, shkencore dhe kulturore ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë. Ky rrjet promovon dialogun ndërkulturor, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe avancimin e inovacionit dhe cilësisë në arsimin e lartë.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Përzgjedhja e Universitetit të Prizrenit për të udhëhequr këtë asociacion përbën një moment të rëndësishëm për rritjen e rolit të tij në zhvillimet akademike rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe një dëshmi e besimit të partnerëve ndërkombëtarë në kapacitetet institucionale të universitetit dhe të arsimit të lartë në Kosovë në përgjithësi.
Takimi i fundit i Asociacionit u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, ku Universiteti i Prizrenit u përfaqësua nga Prorektorët Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari dhe Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, së bashku me përfaqësues nga universitetet anëtare dhe kandidate të BUA-s.
Në kuadër të kësaj përgjegjësie, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të jetë nikoqir i konferencës së ardhshme të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike, e cila pritet të mbahet në fund të vitit 2026 në Prizren.
Kjo ngjarje do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe për promovimin e arsimit të lartë në nivel rajonal.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

