Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan projektin transformues “Digital Innovation Gateway for Kosovo (DIG-4K)”

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përshpejtimit të inovacionit digjital në Kosovë, duke nënshkruar projektin ambicioz “Digital Innovation Gateway for Kosovo (DIG-4K)”.

Projekti, me vlerë rreth 1 milionë euro, financohet nga Bashkimi Evropian ?? dhe Qeveria e Kosovës ??, duke synuar krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për inovacionin digjital.
Ky projekt transformues do të zbatohet nga ITP Prizren, në bashkëpunim me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile.

” “DIG-4K” synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), startup-eve, institucioneve publike dhe komuniteteve, duke fuqizuar aftësitë digjitale dhe duke kontribuar në formësimin e Kosovës si një qendër rajonale për inovacionin digjital”, njofton UPZ.

Projekti përfaqëson një arritje të madhe për Universitetin e Prizrenit, i cili me këtë nismë përforcon rolin e tij kyç në zhvillimin teknologjik dhe digjital të vendit. Me bashkëpunim të ngushtë dhe vizion afatgjatë, “DIG-4K” premton të jetë një pikë kthese për inovacionin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë./PP/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit