UP-ja, me rregulla të reja për procesin rekrutues që nisi qe 15 muaj

UP-rektoratiMenaxhmenti i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po synon që përmes një rregulloreje, që është miratuar muajin që shkoi, t’u japë fund parregullsive në rekrutimin e stafit akademik në këtë universitet.

Ka kaluar gati një vit e gjysmë qyshkur kanë nisur procedurat për rekrutimin e asistentëve të rinj në këtë universitet.

Konkursi i shpallur në muajin maj të vitit 2013 ishte përcjellë me një sërë ankesash për shkelje, parregullsi e nepotizëm me theks të veçantë nga kandidatët për asistentë në Fakultetin e Mjekësisë,shkruan Koha Ditore.

Si rezultat i parregullsive të evidentuara, ky proces kishte ngecur deri më tani, kur komisionet recensuese nga njësitë akademike kanë filluar të aktivizohen dhe të shqyrtojnë për të tretën herë dokumentet e kandidatëve për asistentë bazuar në rregullore dhe formularë të rinj.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit