UPZ-së i shtohen tri drejtime të reja në nivelin Master

UPZ-objekti

Në një ceremoni solemne, të hënën është bërë hapja zyrtare e studimeve në tri drejtime të reja në nivelin Master në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren . Me këtë rast rektori i UPZ-së, Ramë Vataj u ka uruar suksese të gjithë studentëve në nivelin Master duke theksuar se një gjë e tillë u realizua falë punës dhe përkushtimit të njësive akademike përkatëse për të cilën kanë dhënë kontribut edhe menaxhmentet e kaluara.

“Hapja e këtyre drejtimeve, Master në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjitë e Komunikimit, Master në Kontabilitet dhe Auditim, si dhe Master në Administrim Biznesi, të cilat janë unike në vend dhe rajon, shënon një sukses të madh për UPZ-në, duke specializuar kuadro komform kërkesave të tregut të punës dhe nevojave të vendit”, ka theksuar Vataj.

Ai ka thënë se është duke punuar së bashku me bashkëpunëtorët e tij në menaxhment dhe dekanët për hapjen e drejtimeve të reja dhe se do të punojnë që të ketë kontinuitet në studime, duke ofruar edhe studime të doktoratës në vitet në vijim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit