Kryeministri Mustafa, ia mbush gotën me ujë Thaçit

isa uji thacitIsa Mustafa u votua si kryeministër i vendit në Kuvendin e Kosovës më 9 dhjetor mirëpo një gjest i bërë nga ai sot pikërisht në Kuvend ka ngritur dyshimet mbi atë se kush realisht është kryeministër.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa është “kapur” nga fotografja e “Zërit” duke i mbushur gotën me ujë liderit të PDK-së dhe zëvendëskryeministrit e Ministritë të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Ky nuk ka qenë elementi i vetëm i seancës së sotme të Kuvendit. Mustafa ka qeshur pothuajse me secilën fjalë në formë miratimi që “Krahu i tij i djathtë”, Hashim Thaçi fliste sot në Kuvend.

Edhe pse propozimi i pozitës për krijimin e komisioneve parlamentare dështoi sot në Kuvend, megjithatë diçka e mirë nisi. Një “dashuri” Mustafa – Thaçi e cila para vetëm disa ditëve ishte shumë e vështirë për tu menduar. /Zeri/

Më Shumë

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit