22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Parlamenti Studentor i UPZ-së vlerëson pozitivisht punën e Vatajt

UPZ 45Parlamenti Studentor i Universitetit Publik të Prizrenit, ka analizuar zhvillimet e fundit në Universitet që nga koha e zgjedhjes së menaxhmentit të ri.

“Parlamenti Studentor dhe Këshillat Studentore nëpër Fakultete e mbështesin plotësisht menaxhmentin aktual, me në krye Rektorin Prof.dr.Ramë Vataj dhe vendimet e organeve drejtuese të Universitetit për kthimin e normalitetit dhe zhvillimin e këtij universiteti. Për një vit nga mungesa e menaxhmentit legjitim dhe të kompletuar universiteti kishte ngecur në shumë aspekte”, thotë kryetari i Parlamentit Studentor të UPZ-së, Nehat Gashi.

“Ndërrimi i menaxhmentit ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e ligjëratave, të cilat nuk po zhvilloheshin me rregull në fillim të vitit akademik, pasi që shtyrja e zgjedhjes së menaxhmentit kishte bërë që Universiteti të ishte në anarki totale”.

“Angazhimet e Rektorit Vataj për bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mobilitet të mësimdhënësve dhe studentëve, për hapjen e programeve të reja, në përputhje me nevojat e vendit dhe për shërbimeve më efikase për studentët, janë për tu vlerësuar.

“Menaxhmenti i ri e kishte nisur punën që në javën e gjashtë të Semestrit Dimëror, dhe kishte trashëguar një staf akademik të angazhuar nga menaxhmenti i kaluar, ku mundësit ishin zero të ndërhyrjes, që e mirëkuptojmë. Presim që në Semestrin Veror të nisë pastrimi i fakulteteve nga mësimdhënësit dhe asistentët të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të punuar në Universitet”.
“Megjithatë, tani mësimi në masë mbi 95 për qind zhvillohet normalisht, nuk ka vonesë të mësimdhënësve në ligjërata dhe orët mësimore mbahen ashtu siç është e paraparë me orar, gjë që kishte munguar në vitet e kaluara akademike. Kur ka mungesë të arsyeshme të profesorit në ligjërata, orët e humbura zëvendësohen në javën pasuese”.

“Në punën e deritashme menaxhmenti i ri ka treguar se në qendër të vëmendjes ka studentët, duke marr parasysh kërkesat që ka drejtuar në institucionet e caktuara për të bërë lehtësime për studentë dhe për të siguruar bursa universitare për studentët e UPZ-së, krahas bursave që ndanë UPZ. Gjithashtu angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve me universitetet tjera dhe lidhjen e marrëveshjeve të reja, ku ndër të tjera do tu mundësohet studentëve vazhdimi i studimeve dhe bërja e vizitave studimore në universitete prestigjioze, kjo është një shenjë që vëmendja e menaxhmentit është kthyer më në fund nga studentët, që i ka munguar viteve të kaluara”.

Provimet në afatin e jashtëzakonshëm të nëntorit janë zhvilluar normalisht.

“Konsiderojmë se menaxhmentin e ri e pret punë e madhe në zhvillimin e këtij Universiteti, sidomos në ngritjen e cilësisë. Kjo mendojmë se arrihet më së miri nëse angazhohet një staf kompetent akademik dhe nëse organet drejtuese, njësitë akademike dhe stafi administrativ e kryejnë punën e vetë me profesionalizëm dhe përgjegjësi”.

“Konsiderojmë se menaxhmentit të ri i duhet kohë për të kthyer normalitetin në Universitet. Parlamenti Studentor do t’i përcjell edhe në vijim zhvillime në Universitet dhe do të del me qëndrimet e veta”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Lajmet e Fundit