14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Uragani” Special

Shumë dëshmitarë të mbrojtur, bashkë me familjarë të tyre, tashmë janë vendosur në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, të cilët pritet të dëshmojnë gjatë muajve në vijim kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dëshmitarë shumë të rëndësishëm, të cilët kryesisht kanë qenë ish-eprorë të UÇK-së dhe që kanë pranuar të dëshmojnë në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër ish-bashkëluftëtarëve të tyre.

“Disa ish-komandantë të lartë të UÇK-së po thuhet se së fundi janë larguar bashkë me familjarët e tyre nga Kosova. Po ashtu, disa të tjerë janë larguar gjatë valës së emigrimit të kosovarëve, duke u kamufluar kinse po ikin për shkaqe ekonomike, ndërsa në fakt janë dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale”, bën të ditur ky burim i gazetës “Zëri”, duke shtuar se krimet e supozuara që kanë ndodhur para më shumë se 16 vjetëve është vështirë të dokumentohen tashmë, pa dëshmitarë të rëndësishëm nga lufta e fundit.

Gjykata Speciale pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2016 në Holandë, e cila do t’i trajtojë akuzat për krime lufte që burojnë nga Raporti i senatorit zviceran Dick Marty./Zëri

Më Shumë

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura në Prizren

Dy vajza të mitura nga Prizreni janë raportuar të zhdukura më 08.05.2024 në Policinë e Kosovës. Sipas raportimit në Policisë, të miturat janë larguar nga...

Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1777 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit