Urimi i Haskukës për Krishlindje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, shkëlqesinë e tij,

Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetaret e besimit katolik, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Uroj që kjo festë, të na shërbejë për kultivimin e tolerancës nderë-fetare, etnike e racore, si vlerë e qytetarisë dhe demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”, thuhet në urimin e Haskukës.

“Komuna e Prizrenit, maksimalisht do jetë e angazhuar në ruajtjen e kujdesit ndaj individit, familjes dhe vlerave universale shoqërore”.

“Do punojmë pareshtur për ngritjen e mirëqenies, cilësinë e jetës dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë”

“Lindja e Krishtit, uroj qe të sjellë shëndet, mbarësi e suksese për të gjithë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit