11.7 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Urimi i LDK-së në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Edhe festa e Kurban Bajramit, na gjeti në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19 duke na i pamundesuar vizitat tradicionale të urimit të Bajramit, prandaj përmes këtij telegrami, të dashur udhëheqës të Bashkësisë Islame të Prizrenit, pranoni urimet tona më të përzemërta me lutjen që Zoti i Madhërishëm, juve dhe gjithë besimtarëve të besimit mysliman, tu bekoj me paqe, solidaritet dhe dashuri për njëri-tjetrin”, thuhet në urim, transmeton PrizrenPress.

“Përmes jush, ne u përcjellim dëshirat tona më të mira besimtarëve të cilët, fatkeqësisht, edhe këtë Bajram do ti kenë mundësitë e kufizuara për festim e vizita”.

“Në këto rrethana pandemie, të shfrytëzojmë këtë festë të bekuar që të lutemi të gjithë për shëndetin e secilës familje, secilit të moshuar, secilit qytetar me sëmundje kronike dhe secilit fëmij, secilit besimtar dhe për shëndetin e njerëzimit anekënd globit”.

“Të mendojmë për ata që pandemia i ka goditur më së rëndi, ta shtriejmë dorën humanitare e të mbështesim njëri-tjetrin në këto ditë të rënda për njerëzimin”.

“Të lutemi për mëshirën e Zotit të Madhërishëm që të tejkalojmë këtë sfidë dhe që Bajramat tjerë ti festojmë në rrethana normale, me vizita në familje e tek të afërmit, miqtë e dashamirët, siç e ka zakon populli ynë”.

“Me shpresën se Zoti do ti pranoi lutjet tuaja e tonat, Juve dhe të gjithë besimtarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Miss Universe Finlanda 2025 me origjinë nga Brodi viziton Dragashin

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në vizitë Sarah Džaf?e, e shpallur së fundmi Miss Suomi 2025 (Miss Universe Finlanda 2025),...

Punimet në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren drejt përfundimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren janë drejt...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit