Urimi i Nismës në Prizren: Paqe, solidaritet dhe unitet !

Nisma Socialdemokrate në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman Festën e Bajramit.

“Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë”, thuhet në urimin e Nismës.

“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”.

“Urojmë edhe njëherë të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre”/PrizrenPess.com/

Më Shumë

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit