Urimi i Ragip Begajt për Bajram

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përfundimit të muajit të shenjt të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, i uron të gjithë besimtarët e besimit islam.

“Me përfundimin e muajit të shenjt të Ramazanit, uroj që të gjithë agjëruesve, t’iu pranohet agjërimi. Po ashtu me rastin e festës së Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës, ju dërgoj urimet më të sinqerta. Zoti na ndihmoftë në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në urimin e Begajt.

Begaj, i uron edhe të gjithë bashkatdhetarët nga Komuna e Malishevës, të cilët jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, dhe të cilët nuk kanë mundur të jenë në shtëpitë e tyre me rastin e Bajramit.

“Urime Festa e Fitër Bajramit!”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit