Urimi i Ramadan Mujës për Ramazanin

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e besimit islam, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ky muaj i shenjtë, le të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët, familjen si institucion themelor të ç’do shoqërie dhe të gjithë qytetarët“, thuhet në urimin e Mujës.

“Ramazani është mundësi shumë e mirë për fisnikërimin e shpirtit dhe rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut – besimin në krijuesin tonë“.

“Gjatë këtij muaji uroj për gjithë qytetaret e komunës sonë që të jenë sa më solidar me njëri tjetrin, sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojë të gjithë bashkë drejt arritjeve të reja“./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit