Ushtari tajlandez qëllon për vdekje së paku 12 persona

Një ushtar tajlandez ka qëlluar për vdekje së paku 12 persona brenda dhe në periferi të qytetit Nakhon Ratchasima, në veri-lindje të Bangkokut, raportojnë mediat në Tajlandë.

Pamjet e fundit të publikuara në mediat sociale tregojnë skenën e të shtënave pranë një qendre tregtare, transmeton KTV.

Sipas policisë, ushtari vodhi një automjet nga kazermat ushtarake para se të sulmonte njerëzit me një armë në qytet.

Autoritetet tajlandeze janë duke hetuar nëse ky është sulm i motivuar nga terrorizmi. Pasi kreu sulmin, ushtari i dyshuar tajlandez mori edhe disa persona peng në një qendër tregtare.

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit